Kolegu i saj u shtri përtokë nga Policia, Lala tregon situatën dhe shpërthen keq

126

Gazetarja investigative, Klodiana Lala dhe kolegu i saj Ergys Gjonçaj janë përballur me një situatë të pakëndshme të cilën e kanë raportuar menjëherë.

 

Ata janë gjendur pranë një aksioni të policisë dhe menjëherë kanë nisur punën e tyre duke filmuar ngjarjen në kohë reale me telefonat e tyre.

 

Mirëpo, nuk ka vonuar reagimi i oficerëve të policisë të cilët kapën kolegun e saj e shtrinë përtokë dhe e mbajtën të mbëthyer për të paktën një orë. Klodiana ka rrëfyer detaje të tjera nga ngjarja e frikshme, që nuk duhet t’i ndodhë një gazetari në krye të detyrës.

 

“Forcat e policisë duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me qytetarët. Si do të ishin sjellë ata nëse ishim në mes të natës? Ne ju prezantuam dhe dolëm nga një makinë me logo. Komunikimi mes policisë dhe qytetarëve është i rëndësishëm. Ata kishin informacion se cilët ishin personat e përfshirë, ishte një bazë që dërgonte lëndë të forta. Baza ishte një biznes që jepte makina me qira.

 

Disa prej personave të përfshirë s’janë arrestuar. Në rastin konkret do të ketë verifikime. Nuk duhet mbetur ato në rastet që bëhen mediatike. Policia duhet të ketë kujdes, sepse ka ngjarje dhe më të rënda. Aty ishte një zonjë e irrituar që përplasej me policinë. Kishte dhe përdorim të një fjalori jo të denjë nga punonjësit e policisë.

 

Fjalori i tyre s’është etik. Ka disa që shkelin rregullat. Unë dua të përgëzoj punonjësit e policisë që bënë të pamundurën. Ne ishim shumë të ndershëm me faktet. Ne raportuam që në momentin e parë, sepse Gysi e kishte të pamundur të filmonte. Janë të gjitha këto momente që kanë të bëjnë me vetëkontroll.

 

Ata janë njerëz të trajnuar, që investohen me miliona për ta. Se cili do të jetë bilanci i operacionit na mbetet në orën në vijim. Janë tre të arrestuar”, është shprehur Klodiana Lala.