Greta Koçi emocionohet nga takimi me fansen e saj speciale gjatë një koncerti në Durrës

144

Greta Koçi, ka mbajtur një koncert në Durrës dhe është takuar me një fanse.

Ndërkohë, këngëtarja ka bërë një postim në rrjete sociale duke falënderuar fansen e saj dhe ka qenë një nder për të që ta takojë.

Ndër të tjera, Greta ka shkruar se fansja e saj, Rexhina i ka pëlqyer muzika e saj që nga mosha katër vjeçare dhe më në fund e ka takuar.

Postimi i plotë i Greta Koçit:

Kjo është Rexhina, një nga fanset e mija me te mëdha. Kisha kënaqësinë ta përqafoja dhe ta takoja pas kaq shume vitesh qe lexoja çdo dite mesazhet e saj për mua.

“Te kam dashur qe kur isha 4 vjec” me tha ?.

Sot ishte 20 vjec dhe jam e lumtur qe pjese e jetes se saj isha edhe une dhe muzika ime.

Prindërit dhe motra e saj thonë se Rexhina ka enderruar momentin e takimit me mua prej vitesh, qe kur ishte fëmije. Ky takim ndodhi mbreme, ku ata udhetuan nga Elbasani ne Durres, ku unë kisha koncert.

Jam emocionuar shume nga ky takim prekës dhe nga mirësia dhe forca qe Rexhina kishte brenda vetes. Jam e lumtur qe me artin tim ja kam bere jetën me te bukur.

Jam e gëzuar qe te takova Rexhina dhe nderi i këtij takimi ishte i teri i imi!