“Filloi të dilte tym”/ Këngëtari i njohur shqiptar pëson incidentin e rëndë gjatë fluturimit

Alban Ramosaj ka ndarë në rrjetet sociale një moment të fri kshëm që ka përjetuar sot gjatë fluturimit. Ai madje shkroi se mund edhe të mos fluturojë për pak kohë.

 

“Sapo i mbi jetova një fluturimi në të cilin shasia e avionit nuk funksiononte dhe në momentin që punoi, ishte përpara se të preknim tokën dhe ne ishim të detyruar të fluturonim sërish sepse kishte një tjetër aeroplan në pistë dhe sikur kjo të mos mjaftonte, nisi të dilte tym nga krahu i djathtë. Jam mirë, fizikisht”, postoi Ramosaj në Twitter.

 

 

Më tej, ai ka bërë edhe diçka tjetër që kur e mendojmë, na fr ikëson të gjithëve, siç është t’i japim dikujt fjalëkalimet e rrjeteve sociale. Në këtë rast, ai ia ka dërguar motrës së tij, Beatriksit.

 

“Gjithashtu, ndërsa ishim pranë tokës, i dërgova motrës të gjitha kodet e mia, fjalëkalimet dhe shifrat e bankës. Kthehem menjëherë sapo të fshij mesazhet”.

 

Në InstaStory, Albani e shoqëroi foton me shkrimin “Ju plaçin syt atyre me sy t’keq”, ndërsa në tjetrën ai postoi një video ku tregon se është shëndoshë e mirë dhe mendohet se mund të jetë në Spanjë, ku tashmë qëndron prej kohësh.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...