VIDEO: Plas sërish sherri i madh te klubi i njohur në Sarandë. Përleshje masive

Një sherr i madh ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Sarandë, në Clubin e njohur “ORANGE”, shkruan newsbomb.al. Lokali i njohur për jetën e natës që u vu në qendër të mediave pak kohë më parë për të shtënat me armë, është kthyer sërish në arenë boksi.

 

Edhe pse duhet të ishte mbyllur në orën 23.00 të mbrëmjes, muzika ka vijuar, e po ashtu dhe sherri.

 

JOQ Albania, publikon këtë video pas mesnate, ku shihet teksa truprojat e shumtë në numër të Club “ORANGE” qëllojnë me grushta disa turistë të huaj. Edhe këta të fundit qëllojnë drejt truprojave derisa disa prej tyre (turistë) përfundojnë të gjakosur.

 

Pak sekonda më pas kur sherri është shuar, aty mbërrijnë dy policë të rrugores dhe dy policë të patrullës, por që nuk bëjnë gjë tjetër veçse largojnë “sherrxhinjtë” e huaj sepse truprojat e lokalit dhe muzika në këtë subjekt që duhet të ishte mbyllur, vijon normalisht.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...