Tashmë edhe zyrtarisht “Delta” ka hyrë në Shqipëri, a do të shtrëngohen masat? Komiteti merr vendimin

Zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik se pavarësisht konstatimit të variantit “Delta” në Shqipëri, masat anti-covid nuk do të ndryshojnë.

“U vu re që ka një rritje të lehtë të rasteve, shtrimet në spital vazhdojnë në nivele të qëndrueshme dhe më të ulëta në krahasim me rastet e reja dhe vazhdon që të mbetet numri i rasteve të shtruar dhe që kanë nevojë për kujdes spitalor janë të pavaksinuar. Rastet po rriten te personat që nuk janë vaksinuar.

Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë” tha ajo.

Profesori Dhimitër Kraja u shpreh se në spitalin COVID-1 janë 9 pacientë. “Në spitalin COVID-1 ndodhen 9 pacientë, gjendja e tyre është e kënaqshme pavarësisht se ka diferenca.

Nuk pacientë që janë vaksinuar më parë apo kanë kaluar sëmundjen, me përjashtim të një rasti, që ka bërë vetëm një vaksinë dhe atë e ka ndërprerë nuk e ka bërë dozën e dytë. Mosha vazhdon që të jetë mbi 69-72 vjeç. Situata është e mirë, nuk kemi pasur raste shumë të rënda, nuk ka pasur vdekje”.

Shefja e ISHP, Albana Fico kërkoi zbatimin e masave. ”Vaksinimi masiv i shoqëruar me masa, pasi të gjitha rekomandimet kanë kryefjalë të bisedës së tyre vaksinim, bashkërenduar edhe me masat. Është një mundësi e shtuar për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë dhe nëse për një moment harruam se jemi në këtë situatë, qarkullimi i variantit tregon se nuk e kemi përfunduar këtë detyrë. Prandaj të gjithë ata që kanë shenja apo simptoma të karantinohen dhe ata që kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 127” tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...