Partia Demokratike kundër Berishës, ja çfarë thonë për ish-liderin e tyre

187

Shumë pjesëtarë të Partisë Demokratike kanë dalë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha duke u shprehur se shpallja e tij non-grata nga Amerika i rrezikon të gjithë.

 

Nga Mark Marku tek Blisim Ahmetaj dhe së fundmi Agim Baçi, ata kërkojnë largimin e Berishës nga selia blu.

 

“Me shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, çdokush në Shqipëri është i prekshëm. Pra, në qoftë se deri dje kishim një mit që nuk thyhej,

 

sot ka filluar të ndodhë kjo gjë dhe kjo shpallje non grata e ish-kryeministrit tregon që asnjë nuk do të jetë i paprekshëm”, deklaroi Baçi ndërkohë që thirrjet nga anëtarë të tjerë vazhdojnë.