Ermal Mamaqi dhe tre aktorë të serialit ‘H.O.T’ përfundojnë në qeli. Del foto…

187

Ermal Mamaqi vazhdon të na zbulojë pamje nga xhirimet seriali i shumëpritur “H.O.T”. Sot producenti ka treguar se ai dhe aktorët kanë përfunduar në burg për të luajtur një pjesë të serialit.

Kujtojmë që për serialin “H.O.T”, Ermali pas kaq vitesh ka vendosur të ndryshojë pamjen duke u shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bishtalec.

Seriali “H.O.T” ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin. “H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun,

si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator.

“H.O.T” tregon historinë e disa të rinjve, të cilët duke ndjekur ëndrrat e tyre bëjnë disa gabime dhe përballen me sfida, nga të cilat mësojnë dhe rriten.

Lexo edhe:   Tola habit me dëshirën e saj i kthehet konkurrentit: Hajde më puth! (VIDEO)