Dëshmia e babait të 13-vjeçares që u mbyt në Shkodër: “Nuk dinte notin, e ka marrë rrjedha e lumit”

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit.

Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them”, ka treguar babai i 13-vjeçares.

Ndërkohë polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të saj. Ata po vijojnë kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Sipas korrespondentit të “Panorama.al”, e mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...