Varianti ‘Delta’ në Shqipëri, 6 personat e infektuar kanë qënë të vaksinuar, Silva Bino zbulon detajet

162

Tashmë është konfirmuar prania e variantit “Delta” në Shqipëri. Shefja e departamentit të ISHP-së, Silva Bino ka treguar se deri tani janë 6 raste pozitive në vendin tonë.

Sakaq, disa prej tyre e kishin marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe të gjitha rastet kishin një histori udhëtimi jashtë kufijve shqiptarë.

Silva Bino gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë e një doze të tretë të vaksinës por gjithçka varet nga ekspertët e huaj.

“Planifikimin për një dozë të tretë jo vetëm për vaksinën Coronovax është duke u marrë në konsideratë nga grupi i ekspertëve. Testi i antitrupave nuk është një gjë që rekomandohet për të matur nivelin e antitrupave.

U them qytetarëve që të vaksinohen dhe të ruhen, të mos rendin për të matur nivelin e antitrupave.” – tha ajo.