E njihni këtë vogëlushe? Sot ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare

170

Ajo është një nga këngëtaret shqiptare që na ka bërë më shumë krenarë me arritjet në skenën ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për yllin e muzikës Bebe Rexha, e cila është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi, ku duket se është ndjerë nostalgjike për të shkuarën.

Ajo ka publikuar një foto të shumë viteve më parë, kur ishte veçse 8-vjeç. Bebe shfaqet me flokë të zeza e të gjata dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Këngëtarja ka ruajtur të njëjtat tipare të ëmbla edhe në ditët e sotme dhe dukshëm dallon se është ajo. Po ju a do e njihnit?