Aksidenti tragjik në autobusin me shqiptarë/ Nënë e bij të vdekura, shpëtuan dy vajzat e tjera të familjes. Identifikohen 7 nga 10 viktimat

171

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.

 

Të ndjerat janë Erlinda Binakaj, 19 vjeç si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeç. Lajmi për vdejken e nënë e bijë, e ka konfirmuar xhaxhai i Valentinës në një posim në Facebook.

 

“Sapo morëm lajmin se dy pjestare të familjes sonë Binakaj humben jetën në aksidentin tragjikë që ndodhi sot ne Kroaci, gruaja e vëllaut tim Sylës, Valentina Binakaj si dhe vajza Erlinda Binakaj. Unë shpreh ngushëllime dhe garjetin e Zotit për të gjithë familjarët që humben më dashurit e tyre në këtë tragjedi.Me pikëllim të thellë Rasim Binakaj”, ka shkruar ai.

 

Mediat e Kosovës raportojnë se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj në autobus, dy prej të cilave janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, jashtë rrezikut për jetën.

 

Mediat në Kosovë raportojnë po ashtu se viktima të aksidentit kanë mbetur:

 

Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.

Sevdail Rruatemi, 1973 Pakshticë e Epërme – Podujevë,

Naser Sylemetaj, 1974 Gjakovë,

Launora Kolmekshaj, 1982 Junik – Deçan,

Kujtim Kastrati, 1981 Radoste,

Hamet Hoxha, 1966 Randobravë – Gjakovë.

 

Autobusi ku udhëtonin pothuajse 50 shqiptarë nga Kosova ishte duke u kthyer nga Gjermania, në momentin që doli nga rruga në Kroaci, dhe u rrokullis disa herë. Shkak për aksidentin dyshohet se u përgjumja e njërit prej shoferëve të mjetit, i cili pas ngjarjes u arrestua.

 

Në Kroaci për të parë nga afër gjendjen e personave të lënduar, mbërriti mbrëmjen e së dielës dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa kjo e hënë është shpallut ditë zie në Kosovë, në nderim të 10 viktimave.

 

Duke folur për mediat jashtë ambienteve të spitalit, Albin Kurti falenderoi Kroacinë për reagimin e shpejtë pas aksidentit, duke shtuar se një falenderim shkon edhe për bluzat e bardha që po kujdesen për pacientët. Kurti tregoi se kishte vizituar të gjithë të lënduarit, përfshirë dhe ata dy që po trajtohen në kujdes intensiv, duke i uruar shërim të shpejtë të gjithëve.

 

Një ditë shumë të rëndë dhe dhimbje për mbarë popullin tha Kurti për aksidentin e sotëm në Kroaci. Ai shtoi se fakti që Kosova varet shumë nga të ardhurat e emigrantëve, kjo tragjedi bëhet më e e rëndë.

 

“Dua t’iu shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtareve që vdiqen sot në këtë aksident të tmerrshëm. I dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë atyre që janë lënduar. Kjo është ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Dua ta falenderoj kryeministrin e Kroacisë për bashkëpunimin, ndihmën e shpejtë dhe reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve.

 

I vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit përfshirë ato dy në kujdesin intensiv. Falenderoj mjekët për kujdesin e treguar. Jam këtu bashkë me tre ministrat tonë, për të qenë pranë pacientëve. Shteti ynë varet shumë prej emigrantëve tonë, prandaj dhe kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne. Bashkë do ja dalim më shpejt. Presidentja jonë e ka shpallur ditën e nesërmen,” tha Kurti.

 

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë dhënë detaje rrënqethëse si i kanë nxjerrë vetë viktimat nga autobuzi, apo si kishin pare njerez te gjymtuar. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të përgjumjes së shoferit, i cili kishte vetëm 30 minuta që kishte marrë drejtimin e mjetit dhe tashme eshte arrestuar. Shoferi tjetër që po pushonte gjeti vdekjen.

 

Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të shpallë ditë zie këtë të hënë datë 26 korrik, për shkak të ngjarjes së rëndë me 10 viktima.