Shmanget tragjedia, ja çfarë ndodhi sot me dy vajza të mitura në plazh

Dy vajza të mitura kanë rrezikuar që të mbyten ditën e sotme në Golem, por fatmirësisht janë shpëtuar nga ndërhyrja në kohë e policisë, disa pushuesve dhe e bluzave të bardha.

Policia njofton se Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...