“Shikojmë çdo gjë kur je në dush”, 26-vjeçares i dërgojnë letër anonime

Banorët kishin gjetur një mënyrë ndryshe për të njoftuar fqinjen e tyre se ata mund të shikojnë gjithçka kur ajo është në dush. Sarah Yates 26 vjeç nga Britania e Madhe kishte marrë një letër anonime në kutinë e saj postare.

Fqinjët i kishin dërguar letrën në periudhën që 26-vjeçarja ka qenë me pushime në ishullin Rodos në Greqi. Kur u kthye, gjeti letrën ku shkruhej: “Përshëndetje, duhet të vendosni perde në banjën tuaj. Kur bëni dush, duket gjithçka. Nuk donim të të vendosnim në siklet nëse do t’ju trokisnim në derë. Faleminderit”.

Pasi lexoi këtë letër, Sarah ndezi dritat e banjës dhe doli jashtë për të parë se sa e dukshme nga dritarja. Ajo thotë se kjo situatë ka ndodhur për shkak të dritave të reja që ka vendosur në tualet, duke mundësuar më shumë dukshmëri nga jashtë.

Tani ajo planifikon që të vendosë disa vazo me lule përpara dritares në mënyrë që të mos duket.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...