Të infektuarit me Covid, Brataj: Më shumë se të raportuarit, “Delta” ngatërrohet me ftohjen

Nga Ajgena Korbi

Në dy javët e fundit të infektuarit me koronavirus janë trefishuar, por shefi I Urgjencës Kombëtare mendon se shifrat janë më të larta se ato që raportohen zyrtarisht.

Të prekurit ngatërrojnë shenjat me ato ftohjes nga kondicioneri dhe neglizhojnë kryerjen e testit për Covid. Ndërkohë të konfirmuarit pozitiv sipas mjekut Skënder Brataj po shfaqin simptoma të variantit “Delta”.

“Shenjat kryesore ngatërrohen më shumë me ftohjen, sidomos që tashmë njerëzit mendojnë se ajsi i konndicionuar jep ato shenja qeë janë dhe tipike për variantin delta. Një gjë tipike është edhe diarreja. Për fatin e mirë nuk ka forma të rënda”, ka thënë ai.

Mutacioni Indian i Covid që mendohet se ka hyre dhe në Shqipëri përhapet më shpejt se ai klasik dhe britanik. Këtë periudhë Drejtori I Urgjencës parashikon rritje të infektimeve.

“Shpejtësia e përhapjes së tij është më e madhe dhe ka një % shumë të lartë si virus krahasuar me variantet e tjera duke e bërë dhe më të rrezikshëm në përhapje. Mund të jetë prezent në Shqipëri këtë e tregon dhe numri i rasteve të reja në vendin tonë”, është shprehur ndër të tjera Brataj.

Për ti shpëtuar komplikacioneve nga virusi “Delta” ekspertët e shëndetësisë vijojnë thirrje drejtuar qytetarëve për të marrë të dyja dozat e vaksinës anti Covid.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...