“Të dua Dua Lipa, të neveris Elvis Naçi”/ Gazetari i njohur shpërthen keq ndaj hoxhës së njohur

E bukura, e talentuara, modestja artiste e famshme shqiptare Dua Lipa çdo minutë fiton rreth 2 paund, rreth 3000 lekë.

Madje edhe kur fle fitimi i saj nga shkarkimi i këngëve, videot në youtube, postimet në rrjetet sociale, interesat bankare…nuk ndalet. Është e famshme në gjithë botën, e talentuar, milionere. Dje zbriti në Tiranë dhe kudo ku shkoi në takime a pritje nuk kishte me vete as salltanete e as roje sigurie. Veshur estetikisht lirë dhe bukur.

Elvis Naçi, një mësues historie në profesion i konvertuar në bamirës fetar nuk këndon por aktron mjerisht amatorisht. Qan kur mileti qesh dhe qesh kur mileti vuan.

Ndryshe nga Dua Lipa, Elvisi nuk bën asnjë punë por avitet rrugëve me makina të shtrenjta të blinduara, me 5 roje sigurie, me kameramanë, fotografë, këshilltarë, duartrokitës, me sistem kamerash në zyrë, në shtëpi, në xhami.

Blen rroba të shtrenjta, ekspozon luksin në rrjetet sociale si të jetë djalë prokurori, mbledh lekë për hallexhinjtë por një pjesë e shpenzon për dukjen bashkëshortore duke kompesuar adoleshencën dhe rininë e tij mbushur me halle e brenga.

Dua Lipa erdhi dje në Tiranë, dhuroi paratë e saj për ndërtimin e nje shkolle, qeshi modestisht dhe nuk aktroi, nuk u mburr, nuk qau, nuk ulëriti, nuk kërkoi vëmendje. Elvisi i Naçajve nuk punon, nuk firmos në asnjë bordero, ti merr ty lekët për bamirësi,

del 8 herë në televizor 7 ditët e javës, aktron shëmtuar madje nuk të le të qash as kur ti dhuron lekët e tua për fukarain. Vetë qan madje vetë përlan edhe lekët edhe vëmendjen…

Në foton ilustruese këngëtarja miliardere me një kanatiere të thjeshtë, bamirësi i papunë me shapka plazhi të markës Diesel. Ndaj nuk bëhem pishman kur bërtas: Dua të dua, Elvis të neveris!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...