Tani është apo jo shtatzënë Genta Ismajli? Kjo është e vërteta fare

Shpeshherë këngëtarja Genta Ismajli është përfolur se është shtatzënë, sikurse ndodhi gjatë gjithë verës vitin e kaluar kur u aludua se ajo do bëhet nënë.

Mirëpo, të gjitha rezultuan të ishin thashetheme. I njëjti skenar u përsërit edhe këtë verë kur shkak është bërë një video e postuar në Instastory nga partneri i saj, Usta.

Në video këngëtarja shihej me disa kilogramë më tepër. Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ajo mund të jetë shtatzënë. Në videon e publikuar nga i dashuri i saj, këngëtarja ka veshur një kostum sportive të shkurtër ngjyrë të zezë, teksa shfaqet tejet e lumtur.

Mirëpo, artistja nuk është shtatzënë. “Prive” ka mësuar nga burime të afërta pranë dyshes se ata nuk janë në pritje të fëmijës së parë. Kujtojmë se Genta po jeton prej vitesh një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Ata nuk lënë rast pa shprehur dashurinë ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale përmes surprizave e dedikimeve mjaft romantike. Disa kohë më parë, Genta tha në një intervistë se është gati të kurorëzohet përderisa ka gjetur njeriun e zemrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...