Sytë e skuqur janë pasqyra e shëndetit tuaj jo të mirë, shenjat alarmante që nuk duhet të neglizhoni

129

Skuqja e syve mund të ketë një mori arsyesh se përse ndodh, por arsyeja e parë dhe më e rëndësishmja është zgjatja apo tkurrja e enëve të gjakut në sipërfaqen e syrit.

 

Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, sytë e skuqur janë pasqyrat e shëndetit tuaj. Skuqja tregon se çfarë po ndodh në brendësi të trupit tuaj. Ja faktorët që mund ta shkaktojnë skuqjen e syve:

 

1-Alergjitë: Këto shkaktojnë skuqje, lotim, kruajtje etj. Ato ndodhin kur sistemi imunitar mbivlerëson apo ka një reagim të tepruar ndaj një stimuli të padëmshëm.

 

2-Sytë rozë: Ky është një term jo shkencor, por që i referohet një infeksioni bakterial duke shkaktuar skuqje dhe fryrje të syve. Mund të ngatërrohet lehtësisht me alergjitë.

 

3-Konsumoni shumë alkool: Alkooli zgjeron enët e gjakut në sy duke qarkulluar më shumë gjak. Kjo i jep atyre pamjen e kuqe.

 

4-Nuk flini gjumë mjaftueshëm: Sytë e lodhur kanë tendencë të kuq, pasi mungesa e gjumit zvogëlon sasinë e oksigjenit në sy.

 

5-Ju kanë dal byce: Këto janë disa gunga të vogla të kuqe që formohen në qepallë ose në fund të syrit tuaj, pasi një gjëndër yndyrore mbyllet. Një nga shenjat e para është skuqja, së bashku me ënjtje dhe ndjeshmëri të lartë.

 

6-Irritimi nga lentet e kontaktit: Lentet e kontaktit mund të parandalojnë oksigjenin e mjaftueshëm që të arrijnë sytë tuaj duke shkaktuar skuqje.