Ndalimi i djalit të politikanit shqiptar, policia informacion zyrtar: Në makinë ishte edhe një vajzë

255

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje lidhur me shoqërimin në komisariat të Azem Hajdarit dhe shokut të tij moshatar, H.GJ.

 

Në makinë me dy djemtë ka qenë dhe një vajzë 19 vjece nga Lushnja. Të tre janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

 

Në njoftimin zyrtar policia thotë se në cilësinë e provës materiale janë gjetur 5 doza lëndë e paligjshme, pa specifikuar nëse dozat ishin të ndara në cigare të gatshme apo qese të vogla. Nuk raportohet as gramatura e kapur.