Gazetari i del në mbrojtje Eli Farës pas skandalit: Është grua pa burrë që përpiqet të mbijetojë

428

Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm që ka nxitur reagime të forta në rrjet, pasi sipas tyre, këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara ka marrë rrogë dhe fonde nga një post drejtues në administratë falë raporteve me ish-ministrin Fatmir Mediu.

 

Sipas burimeve nga Thesari i Shtetit, Eli Fara, nga muaji janar 2006, deri në muajin gusht 2009, është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes “Drejtore Inovacionesh”. Më pas kur ministri Fatmir Mejdiu, kaloi në postin e radhës, zgjodhi që ta kishte në të njëjtin staf.

 

Pasi u zgjodh si ministër Mjedisi, Mediu e emëroi këngëtaren si “Drejtore të Përgjithshme për Ngrohjen Globale”, shkruan Gazeta Dita.

 

Ndërkohë gazetari Dritan Hila në një postim në rrjetet sociale i ka dalë në mbrojtje këngëtares, duke thënë se ajo është një grua pa burrë që përpiqet të mbijetojë. Sipas tij, nëse artistët në Shqipëri do të shpërbleheshin për aftësitë e tyre, Eli Fara do ta mbante me lekë Fatmir Mediun dhe jo e kundërta.

 

Ja çfarë shkruan Dritan Hila në postimin e tij.