“Edi Ramës duhet t’i priten duart …” / Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së bën deklaratën e fortë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike teksa edhe analizoi zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë për Fax Neës, Roland Bejko tha se analiza e zgjedhjeve vazhdon të bëhet. Ai theksoi se duhet që Edi Ramës t’i priten duart, në kuptim të figurshëm, pra thënë ndryshe t’i shkatërrohet mekanizmi që ka krijuar në lidhje me manipulimin e votave.

“Secili nga drejtuesit e qarqeve prezantoi mendimin e asaj sa ndikoi në rezultat ndërhyrja e qeverisë për të deformuar vullnetin e qytetarëve, pra duke mos e lënë votën e qytetarëve të rridhte e lirë.

Duke ndaluar këtë dhe duke gjetur një përkrahje të ndërkombëtareve të cilët luajnë rol të rëndësishëm, të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më të njëjtin deformim të vullnetit të qytetarëve.

Duhet që Edi Ramës t’i priten duart, t’i shkatërrohet kjo inxhineri që ka krijuar për manipulimin e votave, dhe përfundimisht të kemi zgjedhje të lira. Analiza vazhdon”, tha Bejko.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...