Berisha rrezikon të mos futet në Parlament, Spartak Ngjela: Ajo çfarë e penalizon…

191

Ndizet debati sa i takon rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Parlament. Në Kuvendin e PD,

Berisha deklaroi se më 9 shtator do të jetë në sallën e Parlamentit, por të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij. Teksa emra si Mark Marku, Neritan Ceka, Roland Bejko, e të tjerë distancimin e tij, për avokat Spartak Ngjelën,

ish-kryeministri preket nga ligji për dekiminalizimin. Ne nenin 2 të ligjit për integritetin e zyrtarëve përcaktohet se nuk mund të zgjidhet deputet edhe emrat që janë dëbuar nga SHBA, Kanada, Austria dhe vendet e BE.

Duke përmendur këtë nen, Ngjela tha në një prononcim për gazetën se, po ta lexojë KQZ siç duhet ligjin, Berisha nuk futet në Parlament në shtator. “Bazuar në ligjin e dekiminalizimit Sali Berisha nuk duhet të jetë më në Parlament, pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Theksoj se, pika 2 e nenit 2 në ligjin për dekiminalizimin e bënë të qartë këtë pjesë që persona të shpallur të padëshiruar dhe të akuzuar për korrupsion nuk duhet të jenë pjesë e Parlamentit. Por, a do e respektojë KQZ s’e di.

Nëse nuk respektohen fjalët e ambasadores janë kot. Këtë e thonë organet kompetente”, u shpreh ai. Sipas Ngjelës, tani është rasti të shohim nëse institucionet përgjegjëse do vazhdojnë me avazin e vjetër e të mbajnë në pushtet të inkiminuarit apo do të zbatojnë ligjin dhe direktivat e amerikanëve.

Ngjela tha se, Berisha kërkon të hyjë në Parlament për të krijuar destabilitet, por këtë nuk e lejojnë amerikanët. Madje hyrja e tij në Kuvend nuk ka pse diskutohet sepse i ndalohet si mundësi që kur u shpall i padëshiruar dhe kjo vlen e për emra të tjerë “non grata”.

“Berisha mbase kërkon që të bëjë ndonjë manovër për të vënë në zbatim ato planet e tij, por është e sigurt që kjo nuk mund të ndodhë. Me punën intensive dhe të vazhdueshme të ambasadores amerikane Yuri Kim, Berisha nuk ka nga t’ia mbajë, sepse fati i tij u vendos që në momentin kur u shpall “non grata””, tha Ngjela.

Veting për politikanët

Sipas Ngjelës deri më tani reforma në drejtësi ka kryer hapin e parë të saj dhe me krijimin e BKH duhet të fillojë vetingu ndaj politikanëve. Avokati sqaroi se Kushtetua e përcakton që duhet të ketë hetim penal edhe ndaj politikanëve që kanë qenë në pushtet. Sipas tij, luksi në të cilin lundrojnë ata është provë për të filluar hetimet. “Unë pres të zbatohet Kushtetuta e re.

Nëse e lexoni dhe ligjet, të gjithë politikanët që kanë qenë në pushtet duhet të kalojnë në kontroll penal. Pra, vjen kalimi në kontroll vetingu me padi penale. Mendoni se ka ndershmëri? Këta kanë ardhur me këpucë Gjirokastre dhe kanë bërë pallate.

Këta pse janë të shqetësuar? Politika amerikane ka deklaruar që SPAK e drejtojmë ne. E shikoni varfërinë aktuale? Është provë e korrupsionit shtetëror”, tha dje ai në një interviste televizive. Sakaq ai sqaroi se, SPAK dhe BKH do të fillojnë goditjet e para nga politikanët e partisë në pushtet.

Sipas tij, do të ndiqet ky plan sepse në të kundërtën do të duket sikur drejtësia është e kapur nga qeveria. “Majtas do të fillojë pastrimi antikorrupsion, se ata janë në pushtet. Në rast se do të fillojë djathtas, ka shenja të këqija për antireformë sepse duket sikur mazhoranca po i bie opozitës. Është doktrinë e Napolon Bonapartit”, theksoi avokati.