“Plas sherri në Presidencë, kanë mbaruar dekoratat”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është kritikuar shpeshherë dhe ironizuar gjithashtu lidhur me procesin e tij të dhënies së dekoratave në ambientet e Presidencës, për figura të shquara që jetojnë, por edhe për ata që janë ndarë nga kjo botë.

 

Së fundmi Kreun e Shtetit e ka ironizuar botuesi Nikoll Lesi me një shkrim të botuar nga gazetari D.M., në median e tij “Koha Jonë”.

 

Për shkak të shpeshtësisë së dhënies së dekoratave pa hesap, botuesi ka menduar të thumbujë Metën duke aluduar se në Presidencë është dhënë alarmi pasi kanë mbaruar dekoratat.

 

Shkrimi i plotë

Në presidencën e Republikës ka plasur sherri sot në mesditë. Presidenti ka plan mujor për dhënie dekoratash, por administrata nuk e ka parashikuar dhënien pa hesap të dekoratave nga Kryetari Shtetit I.M.

 

Kur kanë shkuar në magazinën e presidencës për të marrë dekorata me çanta, nuk kishte më!

 

Atëhere u dha alarmi: Prodhoni 2 milionë dekorata për çdo shqiptar! Me shumicë!

 

Ndërkohë i nisën një sms një sahanlëpirsi, diku afër sheshit Ëilson, që të bënte statuse në facebook ndaj çdokujt që do shkruajë për mungesën e dekoratave në presidencë.

 

Këto ditë derisa të prodhohen me shumicë dekoratat e reja, Presidenti do bëjë pushim!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...