“Nuk i kam përmbushur detyrat si baba”, Elton Deda uron të birin për ditëlindje me fjalë aspak të zakonta

224

Ditën e sotme, i biri i kantautorit Elton Deda, Fjordi feston 16-vjetorin e lindjes dhe artisti i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera përmes një statusi në “Facebook”.

Teksa i shpreh dashurinë, artisti tregon se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba. “Biri im i shtrenjte.

Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane. Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh,

kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu sic di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkruan Elton Deda.

Djali ka lindur dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me të ëmën. Ai është fryt i martesës së Dedës me Jola Manin, të bijën e artistëve Pavlina e Pirro Mani.