Në mes të Gushtit pritet që të jetë piku: Tomini flet për variantin e ri dhe …

336

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini thotë se Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim sa i përket variantit De lta.

Në nje intervistë per News.24, ajo tha se priten mos trat e dërguara në Gjermani për të konfirmuar nëse kemi variantin të pranishëm apo jo, ndërsa theksoi se personat të cilëve u janë marrë mos trat janë izo. luar. Zv.ministrja shtoi se sipas ekspertëve, varianti shumë i transmetueshëm De lta do të ketë pikun në mesin e gushtit.

Thuhet se Delta ka mbërritur në Shqipëri, por zyrtarisht nuk konfirmohet. Si ka mundësi që është ende jashtë?

Tomini: I kemi mbi dy javë që themi për elemente të dyshimtë, dhe me t’u marrë kampionet janë dërguar në Berlin dhe pas një procedure standarde do bëjnë një këmbim të rezultateve dhe konfirmimit.

Një klinikë me pak e zbehtë apo lëvizjet dhe takimet me turistë kanë përforcuar më shumë sinjalet e dyshimta. Jemi në pritje të konfirmimit.