“Me vjehrrën si shkoni?”, Edi Rama vë në siklet nusen e shtëpisë…

148

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot mysafir në një bujtinë që është e hapur për turistët në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër.

 

Kreu i qeverisë freskohet fillimisht në burimin e fshatit dhe më pas i drejtohet bujtinës që menaxhohej nga nënë Maria, i shoqëruar nga drejtoresha e AZHBR-së dhe ish-ministrja e Kulturës.

 

Gjatë bisedës me nusen e shtëpisë Rama nuk i ka kursyer as batutat, duke e pyetur për marrëdhënien me vjehrrën.

 

“Me vjehrrën mirë shkoni?”, ka qenë pyetja e Ramës për nusen. Ndërsa ajo i është përgjigjur: “Super, më mirë se mund ta mendoni”.