Zv/ministrja e Ramës, Muzhaqi thumba Vodës: Nuk hyn në punë as miku, as arka e peshkut

Ajo që startoi si një nismë gjatë sezonit të verës për të sjellë në Shqipëri të rinjtë që jetojnë jashtë vendit, do kthehet në një program zyrtar të qeverisë Rama 3.

Zv/ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi e cila është edhe koordinatore e programit “Gati për Shqipërinë” në një dalje për mediat deklaroi se është krijuar site zyrtar (GatiPërShqipërinë.al) ku mund të drejtohen të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku meriton.

Muzhaqi theksoi se në program, tashmë do të ketë të rinj jo vetëm me studime jashtë vendit por edhe ata që jetojnë në Shqipëri dhe kanë përfunduar studimet me rezultate të larta. Të përzgjedhurit e këtij programi do të përfshihen në tre forma, si pjesë e administratës publike, si nëpunës digjital dhe si pjesë e projekteve.

“Distanca fizike nuk është aspak problem për të punuar së bashku. Të gjithë ekspertët janë ftuar dhe janë të mirëpritur të na bashkohen për të ngjitur Shqipërinë në majën ku kjo e fundit e meriton kemi nevojë për njerëz të zotë të edukuar dhe patriotë për këtë sfidë që Edi Rama shumica qeverisëse kanë marrë përsipër.

Reagimi që ne patëm nga shqiptarë të zotë anembanë botës na imponoi ta kthejmë këtë nismë në program zyrtar të mandatit të tretë.

Unë kam përgjegjësinë dhe nderin e madh të drejtoj këtë pogram. Unë jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për kontribuar në vendin tim dhe sot jam e privilegjuar të kontribuoj në këtë projekt për t’i hapur dyert të rinjve të tjerë që si puna ime kanë guximin dhe dëshirën të kthehen në Shqipëri.

Ky program do të jetë i hapur pa afat. Kushdo dhe kurdoherë mund të na shkruaj. Kolegët e AKSH-it kanë bërë një punë unike për të krijuar një platformë. Gati për Shqipërinë.al është platforma online. Deri dje janë regjistruar mbi 700 aplikime.

Nga fusha nga më të ndryshmet, në shkencat ekonomike, ekzakte, jurisprudencë, mjekësi dhe shkenca sociale me një bagazh cilësor edhe në fusha të tjera Kemi realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Kemi diskutuar profilet e tyre, eksperiencat dhe mundësitë e përfshirjes si pjesë e administratës publike, si nëpunës digjital dhe si pjesë e projekteve.

Jemi duke planifikuar hapësirat e përfshirjes për të bashkëpunuar me departamentin e administratës publike dhe për të krijuar një administratë shtetërore hibride. Qëllimi jonë për të rritur ekspertizën e administratës publike është prioriteti ynë”, tha Muzhaqi.

Ndalur tek burokracitë që hasin aplikantët, Muzhaqi tha qartë dhe prerë që për t’u bërë përfitues nuk do ndihmojë as miku dhe as partia. Në këtë pikë ajo nuk la pa thumbuar edhe ish zv/ministren e Brendshme Rovena Voda e arrestuar për korrupsion ku në këmbim për një vend pune kishte marrë edhe një arkë me peshk.

Muzhaqi tregoi edhe tre raste të përfituesve nga faza e para e aplikimeve si ajo e një të reje shqiptare në fushën e Shëndetësisë si dhe dy pilotë shqiptarë që do të bëhen pilotët e parë me origjinë shqiptare të Air Albanias.

“Nuk hyjnë në lojë as partia, as miqtë dhe as larg qoftë arkat e peshkut. Jemi mbledhur të dëgjojmë këta të rinj dhe të kuptojmë se nga vijnë ata. Ishte një vajzë nga Norvegjia në fushën e Shëndetësisë. Ajo është kthyer në Shqipëri dhe po bën aplikimet për t’u bërë pjesë e QSUT.

Kemi dy raste të tjera që do bëhen pilotët e parë të Air Albania-s me nacionalitet shqiptar. Ka raste specifike të atyre që tashmë janë bërë pjesë e jona. 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë, 49% janë persona që jetojnë në Shqipëri. Platforma është edhe për ata të rinj me rezultate të larta në Shqipëri që nuk kanë mundur deri më sot të bëhen pjesë e administratës”, deklaroi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...