Fjolla Morina është në burg apo me pushime? Këngëtarja i habit të gjithë me postimin e fundit

83

Fjolla Morina di si të jetë në qendër të vëmendjes.

Edhe pse dje i është shpallur vendimi për paraburgim 40 ditor, duket se ajo po e tejkalon me lehtësi këtë periudhë.

Në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ajo ka publikuar një imazh në pishinë bashkë me vajzën e saj teksa shijon rrezet e diellit.

“E enjte, 13:02”, ishte mbishkrimi i kësaj fotografie duke bërë konfuz të gjithë se çfarë fshihet pas këtij postimi.