“Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit”, vajza e pacientes që ndërroi jetë nga Covidi reagon pas lirimit të Tires

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme,

pasi ishte lënë pa ujë e bukë, endet dyerve të drejtësisë, me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për krimin. Dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i saj në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka tronditur shumë Etljanën.

”Është e pamundur edhe për mua, që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të, dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi, është një vrasje me paramendim.” – thote ajo.

Etljana thotë se i dorëzoi prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim. Ajo dyshon se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorët.

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetam që nëna e saj të përmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sot për të, vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton, atë që përjetoi mami im në atë spital.”

Eltjana thotë se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...