Skandali me tenderin e policisë/ Mungojnë 239 mijë artikuj, kapele uniforma dhe këpucët dimërore, verore dhe të plazhit

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucet e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh.

 

Kjo e dhënë që llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave , për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

 

Por ish-drejtoresha e blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari thotë se prej vitesh policia shqiptare është veshur me donacione të shteteve të ndryshme ku përfshihet dhe Turqia dhe se edhe sot , policia e shtetit nuk e ka të qartë se sa është numri i efektivëve përderisa shumë të rinj rekrutohen e të tjerë dalin në pension apo lirohen nga detyra.

 

Po dëshmia me interesante është ajo e një ish-polici që e prezanton veten si themelues i komisariatit dixhital, një institucion virtual tek i cili janë dorëzuar mjaft denoncime që nga parkimet e gabuara, ndërtimet e paligjshme dhe shpërdorimet e detyrës.

 

Për këtë arsye i dyshuari Klevis Hasani shton se ka qenë bashkëpunues me SPAK dhe i është përgjigjur çdo pyetjeje të prokurorit.

 

Të tjerë kërkojnë të lirohen me argumentin se kanë probleme shëndetësore apo se duan që qëndrojnë pranë të afërmve dhe familjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...