Rrëfim i rrallë, ish-ministra e kabinetit të Ramës zbulon: “Më ka bërë të qaj 2 herë”

Në një rrëfim si asnjë tjetër, Mirela Harito na ka treguar anën e vrazhdë të Edi Ramës, të paktën në fillimet e karrierës së tij në krye të shtetit.

Ish-Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, sot jeton në Francë ku punon për kabinetin “Orange”.

Ajo ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Rolando Rakipi ku ka folur mbi eksperiencën e punës me Edi Ramën.

“Momentin më të vështirë?

Mendova se e harrove. Në ato fillime më ka bërë nja dy herë për të qarë.

Qave shumë?

Jo. Nuk qaj shumë se jam nga Vunoi, por qava.

Dhe Rama u mërzit shumë se qave ti!

Ai ishte qëllimi. Kur e mendoj ato janë momente që kishte të drejtë. Në kuptimin jo të metodës por të thelbit sepse duke të ngacmuar, duke të ngulur thikën në vende ku dhemb aty të bën të avancosh.

A ishte rasti Milena Harito t’i bëhej kjo gjë?

Ai nuk ka nge të merret me ndjenjat e njerit dhe tjetrit. Ka halle të tjera.

Se ju ishit ministre shteti dhe e kishit zyrën afër.

Po në të njëjtin kat.” – tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...