Irma Libohova: Ora policore të jetë deri në 02.00, duam të … por polica na vendos gjobë

74

Këngëtarja e njohur shqiptare Irma Libohova, thotë se ora policore duhet të shtyhet me disa orë, deri në orën 02.00 të mëngjesit, në mënyrë që njerëzit të argëtohen.

 

“Vera ime është plotë dhe do ishte shumë më bukur sikur të na e lëshonin orarin e kufizimeve, sepse e kemi shumë të limituar.Tani errësohet në orën 21:00, atëherë kur i bie të fillojë muzika? Është verë nuk është dimër, duhet të zgjatet orari pak më shumë. Nuk është çështje lekësh. Janë njerëzit që duan të këndojnë, të argëtohen”, ka thënë ajo për “Ora Verore”.

 

Më tej, këngëtarja ka thënë se edhe orari i lëvizjes me makinë duhet të zgjatet.

 

“Do doja shumë të ishte më i gjatë orari. Të paktën orarin e kufizimit me makinat. Të na lejojnë deri në orën 01:00, 02:00 të mëngjesit. Duam të bredhim nga një vend në tjetrin dhe nuk kemi mundësi. Me të drejtë policia na ndalon e na vendos gjobë. Nëse unë e shkel rregullin, duhet të gjobitem e para”, është shprehur këngëtarja.