I propozon të dashurës para mijëra tifozëve në stadium, ajo e shtang fare me përgjigjen (video)

107

Nuk ka shkuar siç duhet propozimi për martesë i një të riu në SHBA, i cili është refuzuar nga e dashura.

 

Djali kishte vendosur që t’i propozonte të dashurës në stadiumin e mbushur plot me tifozë të Massachusetts ku po zhvillohej një ndeshje bejsbolli, por përgjigja që ka marrë e ka befasuar.

 

Ai është ulur në gjunjë dhe me unazën në dorë i ka propozuar të dashurës, me sytë e tifozëve që ishin të gjithë mbi ata të dy, por vajza nuk ka pranuar dhe është larguar menjëherë.

 

Pas saj vrapoi për t’u larguar edhe djali, i zhgënjyer që momenti që kishte ëndërruar nuk shkoi siç duhet.