I dashur emigrant, hapu by***sh me bluzën me xixa por të lutem makinën ta …

672

Kjo mund te quhet fare mire “nje thirrje e sinqerte” per te gjithe emigrantet … dhe jo vetem.

 

Me ane te nje postimi gazetari Bledi Mane me videon e postuar vetem nje dite me pare nga kryeministri Rama i cili ftontet emigrantet shqiptar te vinin dhe kalonin pushumet ne Shqiperi, Mane iu eshte drejtuar bashk-kombasve te tij dhe atyre qe jetojne jahste me nje mesazh mjaft aktual por edhe interesant.

 

Gazetari i ben thirrje emigranteve qe te vijne ne vendilindjen e tyre por jo vetem… Ja cfare shkruan gazetari ne postimin e tij ku nuk mungojne thirrja sensibilizuese, ironia apo edhe thumbime te cilat jane karakteristike e tija:

 

I dashur emigrant/ E SHAN SHQIPËRINË NË INTERNET POR TI E DO NË REALITET!
***
Eja kalo pushimet në Shqipëri. Çmallu me vendlindjen dhe me njerëzit, shijo natyrën dhe ushqimet, shpenzo paratë këtu, ndihmo ekonominë lokale, kap dashnore, rregullo dhëmbët, qaj nga nostalgjia, vendos lule te varri i paraardhësve, 

preki nga afër vajzat e Përputhen, gjej nuse pa mblesëri, lagu me shampanjë në Dhërmi, hapu bythësh me bluzën e shtrenjtë me xixa por të lutem makinën ta ngasësh ashtu siç e nget aty ku ke emigruar!
#ejaNëShtëpi #welcomeHome #visitAlbania

/shkoder.info/