Fati Në Teshtimën Tënde, 5 Mite Dhe Bestytni Argëtuese Që Të Gjithëve Na Kanë Ndodhur

Teshtima është një reagim fizik universal i organizmit të njeriut që pavarësisht shkakut, gjithnjë përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe më ndiqet nga urimi “shëndet paç. ”Në rrethana të caktuara, njeriu mund të teshtijë në mënyrë të një pasnjëshme. Zakonisht, teshtima është një reagim që ndodh kur një substancë e huaj arrin në mukozën e hundës.

 

Ky mysafir i paftuar nxit çlirimin e histaminës e cila irriton qelizat nervore të hundës dhe nxit teshtimën. Në varësi të substancës së huaj dhe të forcës së nervave përgjegjës, njeriu mund të teshtijë disa herë me rradhë deri sa rrugët e frymëmarrjes të jenë plotësisht të pastra.

 

Rekordin e teshtimave të njëpasnjëshme e mban Briton Donna Griffiths e cila ka teshtirë miliona herë për 976 ditë me rradhë. Si çdo gjë tjetër në këtë botë, edhe për teshtimën ka bestytni dhe mite nga më të çuditshmet.

 

A Dalin Sytë Vendit Nëse Teshtimë Me Sytë Hapur?
Kjo nuk është aspak e vërtetë, pavarësisht çfarë shkruhet në internet. Është e vërtetë që tensioni i gjakut në pjesën pas syve rritet lehtshëm kur njeriu teshtin, por forca nuk është aq e madhe sa bebja e syrit të dalë nga zgavra. Fakti që mbyllim sytë kur teshtimë ka të bëjë vetëm me një refleks automatik.

 

A Ndalon Zemra Kur Teshtijmë?
Ka pretendime të gabuara sipas të cilave kur teshtijmë zemra ndalon për një çast por kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se kraharori i njeriut kontraktohet gjatë teshtimës duke shtrënguar qarkullimin e gjakut por kjo nuk mjafton për të ndalur rrahjet e zemrës.

Teshtima Dhe Thashethemet
Në vendet aziatike besohet se nëse teshtin, dikush po flet keq për ty.

 

Numri i teshtimave tregon edhe arsyen se përse dikush po bën thashetheme për ty.
Për shembull, një teshtimë supozohet të tregojë se të tjerët po flasin mirë, dy teshtima tregon se po flasin keq, tre teshtima tregon se dikush ka rënë në dashuri me ju dhe katër teshtima supozohet të paralajmrojë një tragjedi të afërt në familje. Kjo është sigurisht një bestytni apo legjendë urbane.

 

Problemet Me Vjehrrën
Në traditën polake, domethënia e teshtimës shkon përtej thashethemeve. Nëse një grua teshtin do të thotë se vjehrra e saj flet keq për të. Nëse një vajzë e pamartuar teshtin, ajo do të ketë një marrëdhënie problematike me prindërit e bashkëshortit.

 

Fat i Mirë Apo Fat i Keq?
Në shumë kultura të botës besohet se teshtima pas orës 12 të mesditës deri në mesnatë është shenjë e fatit të mirë.

 

Në kultura të tjera mendojnë krejt të kundërt.
Në disa qytetërime besohet se nëse teshtini gjatë veshjes, diçka e keqe do të ndodhë atë ditë. Të tjerë besojnë se nëse e mbani kokën në anën e djathtë kur teshtini do të keni fat të mirë ndërsa ana e majtë do të sjellë fat të keq. Pavarësisht bestytnive dhe legjendave urbane, teshtima është sinjalizuese e të ftohurës, alergjisë apo një irritimi të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...