E dërguan për Lojërat Olimpike, por u arratis. Sportisti kapet duke kërkuar për punë

U përpoq për një jetë më të mirë, por ëndrra i zgjati shumë pak.

Julius Ssekitoleko i zgjati arratia vetëm 4 ditë. Bëhet fjalë për sportistin nga Uganda i cili disa ditë më parë u largua nga fshati olimpik në Tokiopasi nuk donte të kthehej në vendlindje sepse jetesa atje është shumë e vështirë.

Vetëm këtë shënim kishte lënë peshëngritësi në një shënim në hotel ku thoshte ndër të tjera se ishte i gatshëm që të punonte në Japoni. Ai duhet të testohej për Covid në momentin që u largua.

Megjithatë arsyeja kryesore që mori vendimin drastik ishte fakti që duhej të largohej nga Lojërat Olimpike pasi nuk plotësonte kuotën për të marrë pjesë në kategorinë 67 kilogramë në peshëngritje.

Pavarësisht arratisjes, policia mundi që ta identifikonte 20-vjeçarin përmes kamerave të sigurisë. Ai u kap në shtëpinë e disa të njohurve dhe i riu ishte në kërkim të një pune në Japoni.

“Ju lutem dërgoni valixhet tek familja ime”, shkruante në letrën e arratisjes sportisti. Dëshira për një jetë më të mirë është shuar tashmë për peshëngritësin, i cili përveç autoriteteve japoneze duhet të japë llogari edhe tek autoritetet e vendit të tij. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...