Ç’po ndodh me Monika Kryemadhin? ‘Zhduket’ edhe në festën e Bajramit, ja kush i ‘zë vendin’ te LSI-ja

301

Monika Kryemadhi që pas zgjedhjeve të 25 prillit është shfaqur shumë pak në jetën publike të vendit. Në ditën e sotme, që është data më e rëndësishme në kalendarin mysliman, festa e Kurban Bajramit, mungon një urim nga kryetarja e LSI.

Me një njoftim për mediat, LSI bën me dije se do të jetë sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ai që do të jetë në Komunitetin Mysliman dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve për të uruar festën e Kurban Bajramit, duke ‘i zënë vendin’ Kryemadhit në këtë detyrë.

“Ne orën 11.00, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari do të jetë në Komunitetin Mysliman për të uruar festen e Kurban Bajramit dhe në 11.30 tek Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve”, – thuhet në njoftimin e LSI.