Zv.kryeministri shpërthen ndaj Sali Berishës: Ky fundërrina! Kujtoja se nuk ekziston më

Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar zhvillimet e fundit. Duke folur për arrestimin e kryetarit të bashkisë Lushnjë Fatos Tushe për abuzim me një tender prej 226 milionë lekësh për rehabilitimin një kanali ujitës në Kolonjë, Braçe tha se nuk diskuton vendimet e gjykatës dhe se nëse prokuroria ka prova se ka pasur tej kalime atëherë le t’i shkojë deri në fund.

 

“Unë nuk merrem me debate. Unë nuk diskutoj vendime të gjykatës. Bashkia e Lushnjës ka mbajtur 5% të fondit të garancisë dhe unë i kam kërkuar të përmirësojmë çdo gjë që kanali të çojë ujë. As në kohën e koperativës nuk kanë pasur ujë. Çështja ka të bëjë me mënyrën se si është bërë prokurorimi. Prokuroria pretendon se ka prova se është shkelur ligji t’i shkojë deri në fund”, u shpreh Braçe.

 

I pyetur për e ish-kryeministrit Sali Berisha se “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën hetim, është vetë Braçe, ai e ka quajtur një shpifje dhe i ka kërkuar SPAK të veprojë dhe të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë, duke hedhur pretendimin se mund të jetë ish-kryeministri.

 

“Kujtoja se nuk ekziston më ky. Ai është keqberësi më i pandëshkuar që ka Shqipëria. SPAK-u ka detyrën e vet. Ky fundërrina është gjithë kohën në errësisrë. Pse “B-ja” nuk mund të jetë Berisha? Unë kam më shumë nder dhe dinjitet se Sali Berisha.

 

Të gjithë ata që na njohin e dinë fare mirë për çfarë bëhet fjalë. Kjo çështje do të shkojë në gjykatë, unë këtu jam. Është një shpifje e ngritur nga Sali Berisha”, tha Braçe për News24.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...