U prangos në Prishtinë, ja sa vite heqje lirie rrezikon Fjolla Morina

303

PËRPLASJA MIDIS GJYKATËS DHE PROKURORISË

Pas arrestimit të Morinës, një emër i njohur i showbizit shqiptar, prokurori Edmond Karriqi ngriti akuzën e mbajtjes se sendeve te ndaluara dhe pa leje ndaj saj”, për të cilën Kodi Penal parashikon 3 deri në 7 vjet heqje lirie.

Por, gjykatësi i Kukësit, Florin Demollari, ndryshoi akuzën ndaj këngëtares, duke e akuzuar për “Trafik sendesh te ndaluara”, e cila parashikon dënim më të rëndë.

Në vendimin e Gjykatës së Kukësit, ndërsa i kthehet dosja prokurorit për “plotësim hetimi”, thuhet se akuza nuk ishte e formuluar qartë dhe se Morina u kap në kufirin midis dy shtetesh.