RRITEN ÇMIMET E PRODUKTEVE PËR BAJRAM

63

Nga Ketjola Gështenja

 

Në një kohë ku në shumë vende në raste festash ka zbritje çmimesh në vendin tonë vazhdon të ndodh e kundërta. Në prag të çdo feste ka rritje artificial të çmimeve. Kështu edhe në prag të festës së Kurban Bajramit konstatohet rritje e çmimeve. Ne bëmë një vëzhgim në tregun e Zdralës në Shkodër ku qytetarët shprehen të shqetësuar në lidhje me këtë situate.

 

Pothuajse të gjitha prodhimet janë përfshirë nga rritja e çmimeve por rritjen më të madhe e kanë pasur frutat. Kjo rritje e çmimeve vjen nga abuzimi që bëjnë tregtarët për maksimizuar fitimin në ditë festash.

 

Jashte kamerave një pjesë të tregtarëve që shesin me pakicë fajsojnë tregtarët e shumicës për rritjen e çmimeve. Herë pas here tregtarët e pakicës dhe ato të shumicës ja hedhin fajin njëri-tjetrit për rritjen e çmimeve.