Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, pamjet nga vendngjarja

154

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot mëngjesin e kësaj të marte.

 

Korrenspondentja e Klan News, Vera Deda raporton se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

 

Këto janë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, nga përplasja e mjeteve është plagosur një qytetar nga Kosova.

 

Ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe të dinamikës.