“Nuk dua mashkull për zbukurim në emision”, moderatorja shqiptare e sportit tregon pse e ka të vështirë të gjejë një partner

Hygerta Sako është një ndër ato moderatore të rralla që ka marrë përsipër të drejtojë një emision sportiv vetëm.

Së fundmi, ajo ka folur në lidhje me këtë gjë duke thënë se është e pamundur të jenë të dy moderatorët kryesorë, gjë që do të thotë se njëri detyrimisht do jetë për “zbukurim”.

“Ne në RTSH nuk përputhemi. Jam aq sa për një femër dhe për një mashkull bashkë. Unë jam një moderatore që drejtoj emisionin. Nuk jam unë qendra e vëmendjes. Pse ta marrësh atë mashkull, apo dhe mashkulli pse ta marri femrën.

Për të qëndruar për zbukurim i bie, nëse ti je vetë i zoti që ta drejtosh emisionin. Nuk e kemi parë të arsyeshme të marrim një partner. O duhet të jetë dikush kryesor dhe tjetri të jetë për zbukurim, që unë nuk e dua këtë, s’kam pse e marr një mashkull për zbukurim.”

Po me jetën private të moderatores ç’po ndodh?

Në një intervistë për “Live from Tirana”, Sako foli për karrierën, planet e së ardhmes, të bijën e jetën private. A ka një partner në jetën e saj?

Hygerta shprehet se në Shqipëri, femrat në të 35-tat e tyre e kanë të vështirë të gjejnë dikë që i përshtatet, sidomos kur janë vetë të realizuara.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të.

Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, – tregoi Hygerta.

Zi në familjen e Getoar Selimit, reperi humb personin e afërt

Sot është një ditë e trishtë për familjen e reperit Getoar Selimi.   Halla e reperit është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë...

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është larguar nga “Portokalli” dhe rreth 5 vite më parë ai është shkëputur totalisht nga ekrani.   Por...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Aktori i njohur shqiptar rikthehet pas 10 vitesh në Shqipëri dhe …

Aktori Elvis Pupa më shumë se 10 vite është...

A jeni bere gati per bakllavane? Ja si ta pergatisni qe t’ju tretet ne goje. Video

Ingredientët: 60 peta për bakllava 1 filxhan stika të grira imët ½...

Nipi i Isa Boletinit: Ju tregoj cilat ishin amanetet e gjyshit tim për Shqipërinë

Nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini ka rrëfyer në...

Behuni gati.Keto qytete do të mbulohen nga bora ditën e dielë

Fundjava parashikohet që të sjellë ulje drastike të temperaturave...