Moderatori i mëngjesit: Punoja në televizion që 16 vjeç, pa pagesë vetëm prej…

81

Alban Musa, i ftuari i sotëm në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu rrugëtimin e tij në televizion. Ndonëse ai ka studiuar në Akademinë e Arteve për aktrim dhe është i angazhuar në Teatër, tregon se pasioni për televizionin i ka filluar në moshë të hershme. Ai e ndan këtë në dy etapa.

 

Etapa e parë për të është kur jetonte në vendlindjen e tij, Tropojë dhe në moshën 16-vjeçare u angazhua në një televizion të vogël lokal. Ndonëse ai e quan një fazë amatore, për të është hyrja për në botën e televizionit.