Këngëtari i njohur shqiptar hedh akuza të rënda: Don Xhoni paguan 10 mln lekë për klikime, fatkeqësi

121

Këngëtari shqiptar, Erik Lloshi teksa flet për këngën e tij më të re “Kshu je ti” thotë se ka shumë këngëtarë,

që blejnë klikimet, duke përmendur dhe reperin e njohur Don Xhoni. Erik Lloshi thotë se këngëtarët paguajnë 10 milionë lekë (të vjetra) për të marrë klikime në Youtube.

Erik LLloshi: Unë kam nxjerrë këngën time të re para katër javësh.

Ronaldo Sharka: Na fal ne të “Orës Verore”, sepse jemi larguar nga Tirana dhe nuk kemi informacion.

Erik Lloshi: Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku.

Më tej ai thotë se së shpejti dëshiron të bëhet baba, por megjithatë deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i lumtur, besoj se ka ardhur koha që të bëhem edhe baba, shumë shpejt, por akoma nuk kemi asgjë konkrete. Shpresoj që me ndihëm e Zotit lart dhe me ndihmën time besoj se do ja arrijmë “- tha ai. /Oranews