Efekti Delta? 4-fishohen rastet me COVID në 24 orët e fundit, ministria apel: Vaksinohuni

24 orët e fundit në vendin tonë kanë shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID. Nga 3526 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 43 persona nga 11 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.

Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e vazhdueshme e rasteve të reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë ka shtuar thirrjet për marrjen e vaksinës anti-COVID si dhe respektimin e rregullave për parandalimin e COVID. Autoritetet kanë deklaruar se në vendin tonë nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me variantin Delta, megjithatë janë konstatuar disa sinjale të pazakonta.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...