E çuditshme…/ Moderatori shqiptar tregon historinë e dashurisë: Me bashkëshorten u njoha në dasmën e babait

151

Moderatori Alban Musa ka treguar historinë sesi është njohur me bashkëshorten e tij, me të cilën ka një vajzë.

 

I ftuar në emisionin “Rudina”, tregoi se bashkëshorten e kishte njohur në martesën e babait të tij, në një ceremoni të thjeshtë familjare.

 

“Jemi njohur në dasmën e tim eti. Sepse fatkeqësisht ime më nuk rron. Ka mbi 10 vjet që ka ndërruar jetë. Dhe im atë vendosi që të martohej. Aty e pashë. Kuptova që dashuria me shikim të parë ekziston. Aty u njohëm për herë të parë,”-tregoi ai.