Plazhi “i pushtuar” nga plehrat, pushuesit: Na mbyti era, po paguajmë shtrenjtë për të ardhur në këto pirgje mbeturinash

100

Një situatë tejet kaotike paraqitet në plazhin e Golemit nga plehrat, të cilat kanë pushtuar territorin duke u bërë shqetësim edhe për pushuesit. Turistët vendas thonë se nuk do të kthehen më në Golem, pasi sipas tyre këto nuk janë pushimet që ata meritojnë!

 

Ata shtojnë gjithashtu se kanë paguar shumë para për të bërë pushime të tilla, duke shtuar se gjithçka duhet pastruar sa më shpejt.

 

“Na mbyti era, po i blejmë biletat shumë shtrenjtë për të ardhur në këto pirgje plehrash. Ju lutem na ndihmoni të pastrohen dhe këto mbetjet urbane,” shkruan qytetari i shqetësuar në “Ti Raporton”.

VIDEOJA E PLEHRAVE: