Nuk përmbahet! Nusja thërret policinë para dasmës: S’më pëlqen dhëndri, nuk dua të martohem

301

Një ngjarje aspak e pazakontë është regjistruar në Indi. Një grua ka anuluar dasmën pak para se të martohej. Ajo telefonoi policinë dhe i thënë se nuk i pëlqente burri me të cilin do të martohej. Mediat e huaja shkruajnë se kjo ndodhi pak para se të fillonte ceremonia.

 

Mësohet se ajo i tha policisë se nuk donte të martohej me burrin pasi ishte e dashuruar me dikë tjetër. Ndërkohë, familjarët e dhëndrit u zemëruan tej mase kur gruaja i njoftoi ata se po anulonte dasmën.

 

Nga aty filluan edhe debatet midis anëtarëve të familjes. Inspektori Pramod Makeshëar bashkë me oficerët e tjerë të policisë Ramtek shkuan në vendin e ngjarjes dhe morën anëtarët e dy familjeve në komisariat.

 

Raportohet se anëtarët e familjes pasi u qetësuan, ranë dakord me vendimin për të anulluar dasmën. Midis të tjerash, thuhet se nusja i ishte ankuar nënës së saj një javë para ceremonisë së dasmës se nuk donte të martohej me atë djalë.