Marku thirrje Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga partia

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Mark Marku ditën e shtunë ka shpërthyer në kritika ndaj kreut të PD, Lulzim Bashës.

 

Ai deklaroi se protagonizmi i tepruar i ish-kryeministrit Sali Berisha është duke dëmtuar lidershipin e PD dhe është duke u kthyer në një pengesë për ristrukturimin e saj. Sipas tij, Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar por duhet që PD të ketë marrëdhënie më të mira me BE.

 

“Mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë i PD. Sepse shpallja “non grata” mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika.

 

Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur “non grata”. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu”, – tha ai.

 

Po ashtu Marku u shpreh se një nga gabimet e fushatës ishte personalizimi i saj nga Basha. Ai tha se nuk pati përfaqësim teksa kërkonte të përforconte rolin e liderit. Sipas tij, fjalimi i Bashës ishte korrekt, por nuk tregoi asgjë se si do të ndryshojë PD apo si do të përballet me ndryshimin.

 

“Personalizimi i fushatës nga Basha. Në përpjekje për të fokusuar rolin e liderit, nuk pati përfaqësim. Në shoqëritë moderne, partitë që kalojnë 50% janë të rralla. Shoqëria moderne është e fragmentarizuar.

 

Pra, nuk e mbulon një shtresë të madhe popullore. Ishte fjalim që duhej mbajtur para 8 vitesh. Ishte formalisht korrekte, por s’thoshte asgjë. Basha duhet të tregonte si do të ndryshojë Basha, PD, si do të përballet me regjimin. Fjalimi i Bashës ishte korrekt, por s’kishte kund”, – u shpreh Marku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...