Era Istrefi po shijon lidhjen e saj të dashurisë me një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri

Kohët e fundit Era Istrefi është parë të udhëtojë shpesh drejt Shqipërisë. Madje këto ditë ajo i ka kaluar në jug të vendit për të pushuar.

 

Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale foto dhe video nga brigjet e jugut të Shqipërisë, që i ka cilësuar si vendin e saj të lumturisë. Por duket se lumturinë nuk ja sjell vendi, por diçka tjetër më e madhe.

 

Sipas “Tirana Post” artistja shqiptare është në një lidhje dashurie me djalin e një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri. Thuhet se lidhja e tyre ka pak kohë që ka nisur. Është mësuar se Era është parë në disa ambiente në Tiranë me partnerin e saj, por kohën po e kalon aktualisht në resortin në të cilin jeton edhe i dashuri. Ndërkohë identiteti i tij nuk dihet ende dhe Era nuk ka reaguar në lidhje me këto zëra.

 

Kujtojmë se para disa muajsh, Era Istrefi u përfol për një histori dashurie me artistin anglez Julian Perreta. Ata publikonin shpesh foto e video me njëri-tjetrin në rrjete sociale, gjë që i bënte fansat të mendonin se ishin në një marrëdhënie.

 

Mirëpo më vonë Julian Perreta hodhi poshtë çdo aludim pasi prezantoi publikisht të dashurën e tij të vërtetë. Madje më vonë edhe Era bëri të njëjtën gjë, pasi e cilësoi Perreta-n si vëlla gjatë një urimi publik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...