E refuzoi mbas 3 takimesh, vajza tregon hapur ‘guximin’ e djalit, i kërkon paratë e kafes

144

Alex Colboth, nga Milwaukee është befasuar nga djali që e takoi vetëm 3 herë. Dailymail shkruan se Tinder pasi Alex e ka refuzuar të dalë përsëri me të, i ka kërkuar gjysmat e parave që ka paguar në takimet e bëra.

 

Alex ka ndarë në muajin mars mesazhet me Tinder, ku ai i kërkon 35 dollarë për ‘ushqim dhe pije’ pasi ajo vendosi të mos e shihte më atë pas takimit të 3-të. Në mesazhin e ndarë në Twitter, djali i ka shpjeguar qartë se kanë shkuar në vende të ndryshme dhe i duket e arsyeshme ti kthejë lekët që ka shpenzuar për të.

 

“Përshëndetje, Alex, shpresoj të jesh mirë. Ne nuk do ta shohim përsëri njëri-tjetrin, kështu që mendoj se është e drejtë të ndajmë koston e takimeve që kemi qenë. Unë mendoj se kemi dalë në restorante dhe kafene tre herë ku kam paguar gjithçka për të dy. Unë mendoj se duhet të më japësh janë 35 dollarë. Të shoh si një vajzë të ndershme , shpresoj se do të mi kthesh,”– shkruhet në mesazhin e Tinder.

 

 

Postimi ka arritur mijëra pëlqime dhe një debat mes komentuesve, ku disa kritikonin djalin ndërsa disa të tjerë e mbështesnin atë, duke u shprehur se s’ka asgjë të çuditshme që fatura të ndahet në mënyrë të barabartë.